Alban Skënderja dhe Miriam Cani mbeten një nga ciftet më të dashur për publikun shqiptar.
Të suksesshëm, por njëkohësisht me këmbë në tokë, ata nuk e kanë pasur të vështirë t`i bëjnë njerëzit për vete. Por edhe më shumë, dyshja është kthyer në një “ magnet” të vëmendjes me dy vogëlushet e ëmbël të saj, Ameli dhe Duam.
Fotot që postojnë herë pas here këngëtarët tregojnë se cfarë harmonie e jashtëzakonshme ekziston mes tyre. Dhe me sa duket, planet nuk i kanë për të ndaluar këtu. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, Miriamin e pyetën nëse kanë ndërmend që të bëjnë edhe një fëmijë tjetër dhe ajo është përgjigjur: “Pse jo? Kurrë mos thuaj kurrë! Fëmijët janë parajsa mbi tokë!”.



















