KreuCelebrity

Martesa në krizë; Kim Kardashian fotografohet duke qarë në makinë!

 

Prej javësh martesa e Kim Kardashian dhe Kanye West nuk është në ditët e saj më të mira. Deklaratat e bujshme që reperi ka bërë së fundmi për Kim dhe familjen e saj ka shkaktuar jo pak fortunë në marrëdhënien e çiftit.

Kanye shpërtheu në Twiiter duke thënë se “Kim u përpoq të sillte një mjek për ta mbyllur në spital”. Më pas ai iu drejtua vjehrrës me një tjetër mesazh që të linte të kuptoje se pas shpërndarjes së videos së seksit të Kim Kardashian, fshihej vetë nëna e saj.

Kanye shkroi gjithashtu se ka bërë të pamundurën që “nënës së North-it (Kim Kardashian) të mos i duhet të shesë videon e seksit të së bijës”. Edhe shfaqjen e Kima në 2007 në kopertinën e Playboy, ai e konsideron vepër të Kris Jenner. Më pas duket është penduar për ato që shkroi, sepse I fshiu të gjitha.

Ditën e djeshme Kim dhe Kaney janë fotografuar brenda makinës së tyre, ku dukej qartë se diskutimi nuk ishte në tone të qeta. Madje ylli i ‘reality-shoë’ është parë që ka qarë gjatë gjithë kohës, teksa bisedonte me bashkëshortin e saj, i cili së fundmi i ka shfaqur hapur problemet me bipolaritetin.

Sipas burimeve të afërta me Kim, ajo është shumë e dëshpëruar dhe deklaratat e babait të fëmijëve të saj e kanë lënduar shumë. Sakaq duket se reperi përpos problemeve familjare është i vendosur për ta çuar deri në fund kanditaturën e tij për president të SHBA-ve.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF