Ata patën një romancë të bukur për disa vite, por që mori fund pasi e dashura e Princ Harry, Cressida Bonas nuk mundi të duronte presionin mediatik që ajo kishte si e dashura e princit të Anglisë.
Pak pasi mes dyshes mori fund, Harry nisi të dilte me Meghan Markle ndaj mes tij dhe Cressida nuk mbeti asgjë përveçse një raport i shëndoshë mes ish-ësh.
Mediat britanike bëjnë me dije se Cressida i ka dhënë fund beqarisë këtë fundjavë, pasi ka thënë Po në altarin drejt të fejuari të saj që që për konicidencë quhet Harry Wentworth-Stanley… Çifti ka preferuar një ceremoni tejet private në Coëdray Park në Perëndim të Sussex.
Ndonëse dyshja nuk ka publikuar asnjë foto nga dasma, e vetmja dëshmi e dasmës private të Cressidas është një foto e postuar nga vëllai i saj, ku duket çifti i ri hipur mbi kuaj.
Pak muaj më parë u tha se Cressida do të ftonte edhe Princ Harryn në dasmën e saj, por nuk është bërë e ditur nëse Duka i Sessex e ka marrë një ftesë nga ish-i i ti, apo jo.



















