Rastet e Covid 19 në vendin tonë po rriten dita-ditës, teksa sëmundja prek mosha nga më të ndryshmet e njerëz nga cdo fushë e jetës, pavarësisht se disa ambjente mund të konsiderohen më të rrezikshme se të tjerat. Me sa duket, mjafton të ulet pak vigjilenca dhe rreziku është i madh. Gazetari Bledi Strakosha ka rezultuar edhe ai pozitiv ndaj sëmundjes ( të cilën disa ende e marrin me shaka(, dhe këtë e konfirmoi vetë përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Të dashur miq, pavarësisht kujdesit të shtuar, sot rezultova pozitiv me Covid-19. Ju lutem kujdesuni sa të mundeni për veten dhe të tjerët”, ka shkruar Strakosha krah postimit, duke përseritur kështu atë që po dëgjojmë kaq shpesh së fundi: nevojën për të bërë shumë kujdes!
Më herët gjatë ditës së sotme u njoftua se edhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, rezultoi pozitiv dhe punën, po e vazhdon nga shtëpia!



















