Rita Ora është fotografuar për herë të parë me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras. Dyshja u gjurmua nga paparacët teksa kthehej në shtëpinë e saj.
Rita, 29 vjece dhe krijuesi i videove muzikore, 39-vjeçar, janë përfolur prej disa kohësh për një lidhje mes tyre, por tani kjo duket u vërtetua.
Rita dhe Romain ishin në klubin ‘The Little Yellow Door’ në Notting Hill të Londrës mbrëmjen e së premtes për të festuar 30 vjetorin e lindjes së mikes së saj, Anda Vlasaku, dhe aty sikur e “vulosën” që janë bashkë. Çifti thuhet se qëndruan në festë deri në 6:30 të mëngjesit para se të ktheheshin në shtëpinë e Ritës në orën 7:00.



















