KreuCelebrity

Niseni ditën me një nga fotot e rralla të Rudina Magjistarit me të bijën, Mia!

Ndonëse prej rreth dy dekadash ajo shfaqet çdo ditë në ekran, jeta private Rudina Magjistari ka ditur ta mbajë me të vërtetë të tillë.

Njerëzit e dashur të Rudinës publiku i njeh pak ose aspak, e aq më tepër kur bëhet fjalë për të bijën Mia, për të cilën mami Rudi është tejet supersticioze e ndonëse e vogla është pothuajse 5 vjeç, ne ende nuk ja kemi parë portretin e plotë.

Si rrallë nga postimet e moderatores së dashur të ekranit, këtë fundjavë Magjistari duket se nuk i rezistoi dot tundimit për të ndarë me ndjekësit e saj në instagram një përqafim të ngrohtë të Mias, moment të cilin menjëherë mami e ka fiksuar nē celuloid.


“Perfeksion i pastër”; shkruan mami Rudina përbri fotos, teksa ne pamë që Mia është rritur dhe është kthyer në njē vogëlushe tejet të ëmbël.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF