Pas humbjes së të atit, disa vite më parë blogerja e njohur Ersi Ngjela mori vendimin që ajo nuk do të bënte kurrë fëmijë, vendim të cilin e theu krejtësisht ardhja në jetë e mbesës së saj, katër vite më parë, që e bëri Ersin të kuptojë se fëmija është gjëja më e bukur që mund të ndodhë në jetën e një gruaje.
Pasi përjetoi ndjesinë e pashoqe të të qenit hallë, dhe provoi dashurinë e madhe që ndjen çdo ditë për vajzën e të vëllait, Ersi ka përjetuar të dielën e 2 gushtit një tjetër ndjesi sublime, atë të qenit nënë, pasi blogerja bukuroshe solli në jetë djalin e saj të parë të cilin e quajti Noel.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, mami e re ka ndarë me ndjekësit e saj ngjarje e ëmbël, shoqëruar me një postim-dedikim tejet prekës, bashkangjitur fotos së bebushit të porsalindur.
”Dikur mami kishte marrë një vendim që nuk do të bënte fëmijë . Kjo është historia e jetës pasi mami humbi të atin, gjyshin tënd. Pastaj erdhi në jetë dielli i parë, motrushi jot Vivien energjia e së cilës rilindi dhe i dha kuptim tjetër halluckës. Luan ka qenë gjyshi , luan është motrushi , luan linde dhe ti . Shenja jote përfaqësohet nga energjia diellore, ajo energji që hëna ka patur gjithmonë nevojë . Emri yt ka qenë shumë i vështirë për të marr një vendim por tani jam e bindur se ky emër të përshtatet më së miri – Mësova se ne gjuhën hebraike zotit i therrasin EL (god) inicialet e mamit dhe babit, krijuesve te tu. Në gjuhën greke ( λέων – leon/ mbrapsht noel )do te thote luan. Në dhjetor me këtë emër besimtaret festojne rilindjen e Krishtit. Ndaj ti diell i lindur ne dt 02.08.2020 dite të diel, krijuar nga zoti (EL) , shenja (leon)/ luan do të quhesh NOEL ! ( Ngjela-Olldashi-Ersi-Liri ). Zotat qofshin perkrah teje ne rrugetimin e ri te ndricimit tend. Qofsh një fëmijë i rrethuar vetëm me dashuri dhe mirësi.Jetofsh i lire !Ëelcome”; ka shkruar Ersi në postimin me siguri më të bukurin dhe domethënësin të jetës së saj.