KreuCelebrity

Foto nga pushimet; Rudina Magjistari dhe bashkëshorti Xhavit bëjnë postimin e veçantë!

 

Pas një sezoni të gjatë televiziv, në transmetim çdo ditë nga e hëna në të shtunë, moderatorja Rudina Magjistari ka nisur pushimet e merituara. Nga fotot e postuara në Instagram, kemi parë se së bashku me bashkëshortin dhe vajzën Mia, familja Barjami-Magjistari kanë zgjedhur Jugun e vendit për të kaluar disa ditë relaksi.

Këtë të dielë, familja e vogël prej 3 pjesëtarësh kanë bërë një guidë në Parkun Kombëtar të Butrintit, destinacion të cilin e vogla e familjes Mia 5 vjeçare e vizitoi për herë të parë.

Mëngjesin e sotëm, si rrallë në instagramin e Magjistarit, moderatorja e ëmbël e ekranit postoi një foto me bashkëshortin Xhavit, shkrepur ditën e djeshme nga  vizita në Butrint.

Nuk ndodh shpesh që Rudina ta lëshojë dorë  me postime private, ndaj kjo foto me bashkëshortin rrëmbeu dhjetëra komente komplimentuese.