Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi rrjete sociale dha lajmin e hidhur se nëna e tij Aneta Rama u nda nga jeta.
Zonja Aneta mbylli sytë përgjithmonë në shtëpinë e saj, ku prej kohësh ajo nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore. Nipi i madh i zonjës Aneta, Gregor Rama ka shkruar ca fjalë zemre për gjyshen e tij, këshillat e vyera të së cilës do të mbeten gjatë në memorien e Gregut.
“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe* “; shkruan djali i madh i kryeministrit në dedikimin kushtuar gjyshes së ndjerë.