KreuCelebrity

Jo vetëm mamat janë mikesha, edhe Arbori me Danin qenkan shokë të mirë!

Jonida Maliqi, Bora Zemani dhe partnerët e tyre Donald dhe Romeo Veshaj ndodhe në Jug të vendit duke kaluar disa ditë pushime.

Kësaj here çiftet kanë me vete edhe djemtë e Jonidës dhe Borës, të cilët duket se njësoj se mamat e tyre që janë mikesha të mira, edhe Dan e Arbor janë shokë të mirë me njëri tjetrin.

Këngëtarja Maliqi ka ndarë një video të të vegjëlve duke u përqafuar. Krah për krah njëri-tjetrit, Dan dhe Arbor duket se po kalojnë shumë mirë këto ditë vere. “Dashuritë”, shihet e shkruar në postimin e Jonidës.

Këto ditë çiftet Jonida-Romeo, e Bora-Donald do të pushojnë duke patur rreth e qark tyre çamarrokllëqet e vogëlushëve Dan e Arbor.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF