Ka preferuar një ceremoni sekrete aktori 59 vjeçar Sean Penn, i cili ka kurorëzuar dashurinë e tij me partneren (tashmë bashkëshorte) Leila George 28 vjeç.
Pas katër vitesh romancë, dyshja i thanë Po njëri tjetrit, duke u siguruar që të mos publikohet asnjë detaj nga dita e veçantë e çiftit.
Lajmin e martesës së fshehtë të Sean me partneren Leila me të cilën aktori ka 31 vite diferencë moshe, e bëri të ditur gruja e producentit të njohur Mike Medavoy e cila uroi çiftin në Instagram.
Kjo është martesa e tretë për ikonën e Hollywood, pas martesës me këngëtaren Madonna në vitin 1985 dhe pas divorcit me Madonnën, Sean u martua në vitin 1989 me aktoren Robin Wright me të cilën qëndroi i martuar për 14 vite dhe nga kjo martesë erdhën dy fëmijë.



















