KreuCelebrity

Gjendet sozia e Rihanna-s, i la të gjithë pa fjalë!

Thuhet se të gjithë e kanë një sozi nëpër botë, por të famshmit mund ta gjejnë më lehtë, sepse në këtë rast, janë vetë “sozitë” që mezi presin të tregojnë ngjashmërinë e tyre. Kjo i ndodhi dhe Rihanna-s. 28 vjecarja Priscilla Beatrice postoi në TikTok një video përmes së cilës përpiqej të tregonte se sa shumë ngjajnë, dhe të gjithë u habitën, sepse duken vërtet si dy pika uji! Këngëtarja vetë e vënë re se “sozia” thotë të vërtetën, dhe e ka quajtur “motër”, një koment ky që e ka prekur shumë Priscilën, fanse të flaktë të saj.

“ Ende nuk e besoj dot, vetë Rihanna komentoi në videon time. E dini cfarë po ndiej tani? Nuk pushoj dot së qari nga emocioni dhe nga lumturia”, ka shkruar ajo!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF