KreuCelebrity

29 vjecari me Covid nga Durrësi u vetëvra në spital, flet për herë të parë e ëma!

Një ngjarje e rëndë tronditi disa ditë më parë opinion publik në Shqipëri. Një djalë i ri, vetëm 29 vjec u vetëvra në 13 gusht. Ai ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “ Shefqet Ndroqi” pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid 19, por në rrethana ende të pabardhura plotësisht, u hodh nga kati i tretë i godinës, duke lënë pas dhimbjen e madhe të familjarëve, por edhe tronditjen që shkakton tek të gjithë humbja e një jete në moshë kaq te re në rrethana të tilla.

E ëma, stilistja Lira Koça reagoi për herë të parë mbi humbjen tragjike të djalit të vogël.  “Te dashur Familjare dhe Miq, ne pamundesi per te pritur vizita ngushellimi ne ambjentet e shtepise, per shkak te masave anti-covid, Ju njoftojme se familja jone ka vendosur qe diten e diele me dat 23.08.2020, ne ambjentet e Bar Oborri (Sheshi Iliria, ne krah te Bashkise Durres) duke filluar nga ora 17:00, te presim vizita, te kryejme homazhe ne kujtim te Xhinos tone…Lutemi te respektoni te gjithe masat anti-covid duke vendosur maske dhe ruajtur distancat. Falenderues nese do jeni pjese e kesaj perkujtimore te djalit tone te dashur. Me respekt Edlira dhe Leonard Koça”, ka shkruar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF