Ndarja nga jeta e të vëllait e ka goditur rëndë biznesmenin Ylli Ndroqi. I prekur nga mbështetja e njerëzve që i kanë qëndruar pranë në këtë moment të vështirë, ai i ka përcjellë të gjithëve falenderimet e tij, ndërsa uron që asnjëri prej tyre të mos përjetojë atë që po kalon ai dhe familja.
“Të dashur miq! Duke falenderuar emër për emër secilin që më qëndroi pranë mua familjes sime në këto momente të dhimbshme, ju kërkoj ndjesë për pamundësinë për t’i kthyer përgjigje mesazheve tuaja. Janë me dhjetra mijëra të tilla të mbërritura në telefonin tim, ndaj jam thellësisht i prekur dhe mirënjohës për secilin. Unë dhe familja ju urojmë që kurrë në familjet tuaja të mos përjetoni atë që unë dhe familja ime po kalojmë prej muajsh”, ka shkruar Ndroqi në rrjetet sociale.
I vëllai, Lulzim Pasmaçiu u shua pasi nuk arriti të fitonte betejën me Covid 19.















Elita Rudi shtatzënë për herë të dytë!

Pushtuesi i majave!

Bevis Fusha King of the Mountain!

Sara Hoxha e infektuar me koronavirus!

