KreuCelebrity

Ministria e arsimit: Cilat janë kategoritë që përfitojnë librat falas!

Një ditë pasi së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lajmëruan se shkolla do të rinisë në 14 shtator me masa të kujdesshme anti-Covid, ministrja e arsimit Besa Shahini doli sot me një njoftim të ri.

Ajo lajmëroi se skema mbështetëse me libra falas është zgjeruar deri në klasën e shtatë. Kështu, nga klasa e parë deri në të shtatën, nxënësit nuk do të paguajnë për librat shkollorë. Këta libra do të jenë falas edhe për disa kategori të vecanta deri në klasën e 12-të. Shahini thote se përmes një lëvizjeje të tillë, barra financiare e familjeve do të reduktohet, dhe do të kursehen 800 milionë lekë. Po kështu, pretendohet se do të rritet qasja në arsim edhe e grupeve vulnerable.

 

 

Kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të. ? ✅ Ulim barrën financiare të familjeve shqiptare; ✅ Rrisim qasjen në arsim të grupeve vulnerabël. #Punëtëmira2020 #libratfalas ?

A post shared by Besa Shahini (@besa_shahini) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF