“ Kanë kaluar 23 vjet, por nuk arrij ta shqis nga mendja atë takim me Dianën në St Tropez; ishte në mëngjes herët, u takuam për unazën e Dodit”. Kështu e nis rrëfimin e tij Alberto Repossi, argjendari të cilit I ishte drejtuar Dodi Al Fayed për t`i blerë princeshës Diana unazën e fejesës. Ajo e kishte ndarë mendjen, edhe pse ai i tregoi disa modele. Diana donte unazën që kishte parë në vitrinë në Monako.
“ Duhej ngushtuar, nuk ishte model që punohej lehtë. Dodi dhe Diana më thanë se e donin në 30 gusht, pasi në 1 shtator do të bënin një njoftim të rëndësishëm, një fejesë. Erdhën posacëërisht për të nga Sardenja në Paris që ta merrnin në datën e caktuar”, kujton ai. Të dy ata do të vdisnin në aksidentin e tmerrshëm të datës 31 gusht 1997.
Në shtator, Repossi thotë se e telefonoi një gazetar i the Sun që kishte marrë vesh dicka për unazën, por ai i qe përgjigjur “ Nuk di asgjë për këtë”, duke i qëndruar besnik fjalës së dhënë Dodit për të mos folur për këtë cështje. Vite më vonë sakaq, ndjeu se mund ta thoshte të vërtetën, i nxitur nga libri i truprojes Trevor Rees-Jones, që I mbijetoi aksidentit dhe pretendon se Dodi nuk kishte marrë asnjë unazë. “ Kjo nuk është e vërtetë, sepse ia dorëzova unë me dorën time” rrëfen argjendari.














Elita Rudi shtatzënë për herë të dytë!

Pushtuesi i majave!

Bevis Fusha King of the Mountain!

Sara Hoxha e infektuar me koronavirus!


