Fustani me luleshtrydhe i stilistes shqiptare pas të cilit janë fiksuar të gjithë në kohë pandemie!
Me shumë gjasë, do të mbahet mend si fustani i pandemisë: është tepër i këndshëm e joshës, i derdhur dhe me tyl ku janë printuar luleshtrydhe, pas tij janë dashuruar aq shumë femra sa Vogue e New York Times vendosën të shkruajnë për të.
Fustani që praktikisht i ka “cmendur” të gjithë, sidomos në TikTok është krijuar nga stilistja shqiptare, Lirika Matoshi.
Me dekolenë e lehtë dhe mëngët e fryra, ai sipas New York Times është një veshje që do ta mbante dhe Marie Antoinette nëse do të kishte qenë një “influencer” e ditëve tona.
Krijimi i Matoshit rrëzoi kështu nga froni fustanin e Zarës që bëri “namin” vitin e kaluar, por nuk është aq i lirë sa ai sepse kushton plot 490 dollarë!