Pikërisht atëherë kur menduam se gjërat po qetësoheshin mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie, situate është acaruar sërish. Saga e divorcit të tyre mori një tjetër kthesë dhe mjaft të shëmtuar, sipas aktorit të famshëm hollivudian.
Ekipi i avokatëve të aktores ka kërkuar largimin e gjykatësit që merret me çështjen e kujdestarisë së fëmijëve të tyre, me pretendimin se ai nuk është i paanshëm. Ylli i “Maleficent” këmbëngul që John W. Ouderkirk, të përjashtohet, dhe kjo gati tre vjet pasi kishte rënë dakort me caktimin e tij dhe vetëm dy muaj përpara se në tetor të zhvillohet gjyqi i kujdestarisë.
Në krahun tjetër, kjo shihet si përpjekje për të zvarritur gjykimin e cështjes, ndërsa Brad thotë se “ Angelina, këtë radhë e kaloi cakun”!
Celebrity
Elita Rudi shtatzënë për herë të dytë!
Celebrity
Pushtuesi i majave!
Celebrity
Bevis Fusha King of the Mountain!
Celebrity



