KreuCelebrity

Mbyllet “ Një ditë me Dojnën”; prezantuesja e konfirmon me nje mesazh!

“ Një ditë me Dojnën” ka qenjë një shoqëruese mjaft e këndshme e shumë të rinjve të cilët kanë pasur mundësinë që përmes kësaj rubrike dhe prezantueses së saj, Dojna Mema të shohin vec të tjerash më nga afër personazhe të ndryshëm të famshëm, të paraqitur në përditshmërinë e tyre, në rrëfime të sinqerta “pa filtra”, të cilët i kanë sjellë edhe më pranë publikut.

Por ka qene vetë Dojna që pohoi lajmin e trishtuar se kjo rubrikë, do të ulë siparin. Në një komunikim me fansat në rrjetet sociale, moderatorja shprehu keqardhjen e vet të thellë, duke treguar sesa shumë ishte dhënë pas këtij programi.  Ajo ripostoi mesazhin lavdërues të një ndjekëseje, dhe e përdori këtë moment për të njoftuar se ky projekt i saj, nuk do të vazhdojë më.

“ Nuk postoj kurrë mesazhe vlerësimi sepse mendoj që janë vetëm për mua dhe i shijoj shumë, aq më tepër kur vijnë nga vajza. “ Një ditë me Dojnën e mbylli ciklin e saj si pjesë e “ Pop Culture”, ndaj më vjen keq që e prisnit sërish. Ka qenë një projekt që e kam dashur aq shumë, sa nuk ka shpagim më të madh sesa të kuptoj që edhe ju e keni ndjerë po njëlloj”, ka shkruar Dojna.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF