KreuCelebrity

JANE FONDA: JETOJ PËR VETE!

Të gjitha ciklet e jetës dhe bukurisë së aktores, e cila u kthye në simbol duke menduar sesi të ndihet gjithnjë mirë me veten, derisa vendosi të heqë dorë nga ndërhyrjet kirurgjikale. 

 

Skenën e çmimeve Oscar e njeh me sy mbyllur. Ndaj edhe u ngjit për të dhënë një prej vlerësimeve për kolegët e saj, duke zgjedhur të njëjtin fustan nga Elie Saab, me të cilin ishte shfaqur në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës, plot 6 vite më parë. Aktorja 82-vjeçare Jane Fonda, e cila prej vitesh është imazh i markës L’Oréal Paris nuk u shqetësua për kritikat, por ama pranoi se ishte momenti të dorëzohej.  “Tani që jam 82 vjeç, mund ta shikoj veten në pasqyrë dhe ta pranoj veten ashtu siç jam. Dua t’i bëj të gjithë të kuptojnë se kjo ka qenë një luftë e gjatë dhe e vazhdueshme për mua. Jam e lumtur që dukem mirë për moshën time, por e urrej faktin që më duhej të ndryshoja fizikisht për t’u ndjerë kjo që jam sot”.

Për gjashtë dekada, vajza e legjendës së aktrimit Henry Fonda, hyri në vetëdijen publike fillimisht si modele në 1959 në kopertinën e Vogue, e më pas si një drejtuese programi televiziv stërvitjesh fitnesi.

Por pas kaq vitesh në garën mes femrave seksi të Hollivudit asgjë nuk mund të prekë gravitetin e saj, edhe pse të gjithë e shohin me mikroskop çdo gjë që bën ajo si 82 vjeçare. “Ka ardhur momenti të mos bëj operacione plastike. Do punoj çdo ditë me veten për të pranuar atë që jam, por nuk është e lehtë”.

Një nga gjërat që Fonda ka luftuar po ashtu, ka qenë roli i burrave në jetën e saj. Pas tre martesash, nuk ka pse të skuqet, sepse ka mësuar diçka. Pavarësisht suksesit në karrierë, vazhdoi të martohej për t’i dhënë asaj një identitet: Vadim ishte luftëtar i kauzave shoqërore, Hayden një burrë që të kuptonte, ndërsa Turner kishte pushtetin. “Sa herë një martesë mbaronte thoja: Ky është fundi për mua, askush nuk do të më hedhë sytë. Por, aty gjithnjë ka nisur një kapitull të ri. Vrapoja në dyqane për të blerë veshje, pastaj në klinikë për ndonjë ndërhyrje të vogël dhe ashtu ndihesha më e freskët, më e bukur”.

Ndaj, teksa mendon gjithë vitet mbi shpinë, nuk ngurron të kujtojë të gjitha fazat e jetës, ku e bindur thotë se është ndjerë më e bukur, pas të 60-ve, sesa kur ishte 20.

“Kur isha rreth të 20-ave, isha aq e vendosur për të gjetur burrin tim ideal, sa qëndrova me një djalë për shumë kohë, derisa më shpjegoi se si mund të jem. Roger Vadim ishte një artist dhe ndoshta ngaqë ata janë të pafuqishëm para simetrisë, u ndava, sepse më lodhi me përkufizimet rreth të bukurës”.

Por nuk e mohon se kur kishte kaluar në pragun e të 30-ve është detyruar të ulet në gjunjë për të arritur gjithçka, qoftë nga ankthi i punës apo para ndonjë goditje zemre. Ishte momenti kur e kuptoi se nuk ishte aq e re sa duhej, ndaj donte të ngulte thonjtë fort pas të bukurës që të mos i ikte asnjë çast. “Koha është një perceptim i gabuar; ajo kalon, na prek, ne nuk ndiejmë asgjë, veçse, kur shohim një vajzë më të bukur, vrapojmë para pasqyrës për të parë se diçka po ndodh me pamjen tonë”.

Në fillim të 40-ave ishte ende e dehur nga fakti se të gjithë duhet të nderonin ende bukurinë dhe kontributin e saj, edhe pse e dinte se të gjithë e gënjenin kur i thoshin: Uau, je shumë e bukur!

“Nuk mund të harroj lehtësisht 2 javë trazime, një acarim të butë, e shkatërrues që kalova kur arrita menopauzën. Cikli im u shkurtua nga katër, në tre javë. Nuk flija më shumë, kështu që 66.666 për qind e jetës sime kaloi duke imagjinuar sesi mund t’i shkruaja një letër burrit tim kur mendoja t’i shkruaja: “Kam dalë shëtitje me qenin në pyll. Kthehem pas pesë vjetësh”.

Kujton se pikërisht këtu bota nisi t’i duket ndryshe. Tatuazhet mbi lëkurë, po bëheshin akoma më të paqarta. Linjat e fytyrës ishin më të thella. Kujtesa ishte komerciale. I buzëqeshte kujtdo që i shfaqej para sysh dhe nuk kuptonte asgjë. “Ky ishte momenti kur thashë: Zot, dua të vazhdoj. Nuk do të pres të shoh çfarë fshihet në anën tjetër. Mendova të luaja me hormonet e mia. Dhe ndodhi që ato u kthehen në gjendjen e pubertetit. Isha e ngazëllyer dhe optimiste. E kujt i bëhej vonë nëse do thonë; Kurvë!”

Nuk e fsheh frikën që provoi para bisturisë, por edhe emocionin që do të vinte pas heqjes së fashave nga fytyra. Aty e kuptoi se nuk mund të dorëzohej. Ka qeshur çdo herë, edhe kur të tjerët thoshin se shprehitë e fytyrës së nuk tregonin aq shumë. “Qeshja derisa ndieja dhimbje në bark, pa menduar se çfarë ndodh me fytyrën. Jam ndjerë e lumtur brenda meje, dhe e bukur jashtë”.

______________

Botuar ne Revisten Bordo

Qershor – Korrik

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF