KreuCelebrity

Chiara Ferragni i uron Dua Lipës ditëlindjen në shqip!

Me një shqipe të pastër, Chiara Ferragni i uroi Dua Lipës ditëlindjen, duke treguar kështu se cfare vendi të vecantë zë miqësia me të dhe sa shumë  e vlerëson këngëtaren shqiptare. Dua mbushi 25 vjec e kuptohet, urimet kanë qenë pafund për të, por ai i blogeres së famshme italiane, padyshim ishte ndër më të bukurit.

 

 

Happiest birthday to this angel girl @dualipa ?? Hope to see you soon ? U befsh 100 vjece zemer ??

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni) on

Në krah të një fotoje ku kanë dalë të dyja bashkë, Chiara ka shkruar në anglisht, e më pas në shqip:  “U bëfsh 100 vjeçe zemër” . Ndjekësve u ka rënë menjëherë në sy ky mesazh e u ka pëlqyer shumë. “Sa bukur është të të shohësh të shkruash në gjuhën shqipe”, thonë disa prej tyre. Chiara dhe Dua janë mikesha prej kohësh, sic e tregojnë dhe postimet e ndryshme të tyre në rrjetet sociale.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF