KreuCelebrity

Beyonce, e transformuar nga karantina: Si duket diva jashtë skenës!!

Disa e quajnë “diva më e madhe e planetit”, por pasojat e pandemisë nuk e kanë kursyer as Beyoncen.

Këngëtarja ka hequr dorë nga veshjet e saj prej super-ylli e grimi i rëndë. Në fotot e fundit, ajo duket mëse e zakonshme me pamjen e vet ujë e sapun, një ndryshim i thellë krahasuar me “perëndeshën” e bukur që kemi parë në skenë dhe foto zyrtare.

Pati ndjekës që u shprehën të zhgënjyer nga  ajo cfarë panë. Beyoncë shfaqet në përgjithësi tejet e kuruar, dhe rrallëherë ka ndodhur ta kenë fotografuar pa make up.

Së fundi, ajo po kalon shumë kohë pranë familjes mes frikës që ka ngjallur tek të gjithë ( ose të paktën shumica) koronavirusi i ri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF