Një 30 vjecar rrezikonte mbytjen mes dallgëve të larta dhe erës së fortë që po I pengonin daljen në breg në Durdle Door në Anglisë. Ai u përpoq të kërkonte ndihmë duke bërtitur e duke bërë shenja me duar derisa pushuesit e tjerë në breg e panë. Dhjetëra prej tyre iu afruan bregut e njëri u hodh në ujë t`I afrohej 30 vjecarit, por dallgët e rrëmbyen edhe atë.
Atëherë personat e tjerë bashkuan krahët me njëri-tjetrin duke formuar një zinxhir njerëzor, i cili arriti ta përballonte furinë e detit të trazuar, e të shpëtonte të dy pushuesit që rrezikonin jetën.
“ Këta njerëz të mrekullueshëm rrezikuan edhe vetë. I gjithë plazhi u ngrit të shpëtonte personat në rrezik. Ishte dicka vërtet e rrallë”, tha një pushuese, Jennie Bell, nga Halifax, Ëest Yorks. Përpara dy muajsh, në të njëjtin vend një 20 vjecar humbi jetën nga deti që në fillim dukej I qetë, por pastaj u trazua befas.






Dua Lipa: Gati për festë!

JANE FONDA: JETOJ PËR VETE!

Intervistë me Cillian Murphy!











