KreuCelebrity

Në ditëlindjen e 38-të Flori Mumajesi bën një reflektim zhgënjimi!

Këtë të diel më 23 gusht kantautori Flori Mumajesi ka festuar ditëlindjen e 38-të, dhe insragrami i Mumajesit u mbush me dhjetëra e qindra urime të të njohurve e të panjohurve.

Ndërsa muzikanti preferoi të mos jepete detaje se si apo ku ka festuar, në orët e vona të mbrëmjes Flori ka bërë një reflektim në qendër të të cilit duket se qëndron zhgënjimi që ai ka pësuar ndër vite.

 

“Nuk kam pasur kurrë pritshmëri për urime apo surpriza për ditëlindjen time! Kurrë…Por ja që vit pas viti janë munduar të më lumturojnë për ditëlindje e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës, janë munduar të më surprizojnë për ditëlindje duke më faturuar kosto të mëdha për atë ditë në kurrizin tim çdo ditë të jetës!”, ka shkruar Flori.

Nuk e dimë se për çfarë konkretisht e ka fjalën Mumajesi, por ky status pikërisht në ditën e lindjes, tregon se kantautori ka patur jo pak zhgënjime në jetën e tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF