Janë shoqe të ngushta prej kohësh, por së fundi Courteney Cox dhe Jennifer Aniston kanë kaluar edhe më shumë kohë me njëra-tjetrën.
Dy aktoret kanë ndarë me fansat e tyre në rrjetet sociale një video ku shihen duke luajtur bilardo, e cila u bë shumë shpejt ivirale. Ndërsa Courteney luan perfekt, Jennifer nuk di fare; shoqja përpiqet ta mësojë por nuk është aq e thjeshtë! Cox me sa duket është tashmë profesioniste e kësaj loje. “ Epo shoqet nuk duhet t`I lënë mikeshat të luajnë bilardo, sidomos kur nuk marrin vesh fare”, ka shkruar Jennifer me shaka.