Me nisjen e sezonit të ri televiziv nis edhe markata e blerjeve të emrave të njohur të ekranit nga televizione të ndryshme. Kontrata që rinovohen e të tjera që përfundojnë, ekranet shqipare janë nën turravrapin e vrullshëm për të bërë gati programacionin që do t’i servirin publikut muajt e ardhshëm.
Pak ditë më parë doli lajmi se Bora Zemani ka lënë ekranin e Vizion Plus dhe i është bashkuar Top Channel, ku zëra nëpër koridoret e televizionit thonë se ajo do të moderojë programin ‘reality’ “Përputhen”.
Burime pranë Top Channel bëjnë me dije se fasha e orarit që do të transmetohet programi i njohjeve të reja do të jetë rreth orës 18:00, orar që në sezonin e kaluar ja qenë programi i Eno Popit, “Dilema për të cilin nuk ka patur një rinovim kontrate për këtë sezon.
Nuk dihet arsyeja pse nuk do të vijojë “Dilema” këtë sezon por me gjasë, duke qenë se ky program kërkon patjetër një numër të madh njerëzish në studio, për shkak të pandemisë është dashur të merret kuy vendim.









TREGIME TË DASHURISË: Diana Çuli








Dua Lipa: Gati për festë!

JANE FONDA: JETOJ PËR VETE!

Intervistë me Cillian Murphy!
