Në një moment tjetër nëse Kobe dhe Gianna do të ishin në jetë me siguri sot në familjen Bryant do të kishte festë të madhe pasi legjenda e basketbollit, do të mbushte 42 vjeç. Fatkeqësisht bashkëshortja Vanessa dhe 3 vajzat e kanë pritur këtë ditëlindje më të trishta dhe më bosh se asnjëherë.
Në rrjetin social Instagram, Vanessa ka hedhur disa fjalë zemre në ditën e lindjes së Kobe, dhe edhe kësaj here statusi i saj preku miliona zemra.
“Për të dashurin tim – Gëzuar ditëlindjen. Të dua dhe më shumë më shumë nga sa mund ta them. Do doja që ti dhe Gigi të ishit këtu. Do doja të të gatuaja ushqimin tënd të preferuar, ose të të bëja tortën e ditëlindjes bashkë me Gigin. Më mungojnë përqafimet e tua të mëdha, puthjet, buzëqeshja dhe e qeshura me zë. Ndihem e vrarë shpirtërisht aq sa dua të qaj. Buzëqesh vetëm për hir të vajzave. S`jam unë më e fortë, më të forta janë ato. Do doja të zgjohesha një ditë nga ky ankth dhe t`i surprizoja vajzat tona duke të rikthyer në shtëpi ty dhe Gigi-n. Më vjen çmendurisht keq që nuk isha unë në vendin tuaj, të ikja unë e para. Gjithmonë kam dashur të iki e para e për egoizëm të mos isha unë ajo që do vuaja kaq shumë ndarjen nga ju”; shkruan Vanessa
Kobe Bryant humbi jetën në një aksident ajror më 26 Janar së bashku me vajzën e tij Gianna, 13 vjeçare. Në helikopterin me të cilin udhëtonte 41-vjeçari dhe e bija ndodheshin edhe 7 persona të cilët nuk mundën t’i mbijetonin rrëzimit në Calabasas, Kaliforni.










TREGIME TË DASHURISË: Diana Çuli








Dua Lipa: Gati për festë!

JANE FONDA: JETOJ PËR VETE!
