Teksa jemi në nisje të sezonit televiziv çdo ditë dalin lajme të reja rreth markatios së emrave dhe programeve që lëvizin sa në një ekran të tjetrin. I radhës është emri i Arjan Çanit, i cili duket se ka shkëputur marrëdhëniet me televizionin Klan, në të cilin është shfaqur prej më shumë se 10 vitesh.
Ndonëse nuk ka patur asnjë reagim nga ana Çanit, thuhet se moderatori do të zhvendoset në ekranin e Abc News. Ende nuk dihet nëse Çani do të shfaqet me të njëjtin format të “Zonë e lirë”, apo nëse do të ketë ndonjë rifreskim të formatit.
“Zonë e lirë” është një ndër programet më jetëgjatë i ekraneve shqiptare, teksa përshëndetjen e parë nga ekrani ky format e pati në vitin 2003 në ekranin e Telenorba.