KreuCelebrity

Jonida Shehu nxorri selfie-t më të plota me vajzën, dhe ne pamë të njëjtët sy jeshilë!

Jonida Shehu po i shijon në maksimum pushimet verore së bashku me vogëlushen e saj, Kristal, sic e dëshmuan qartë edhe fotot që ka hedhur së fundi. Janë tre selfie të shkrepura me vajzën, të cilat i ka postuar të gjitha sepse duket, nuk po arrinte as vetë ta vendoste se cila është më e bukura! Të treja janë pëlqyer shumë nga komentuesit, të cilëve ashtu si edhe ne, u ra menjëherë një sy një detaj mjaft interesant: ngjyra e syve të vogëlushes, një jeshile e bukura ashtu e mamit të saj!

 

 

Jemi shume te sinkronizuara per selfie ?. #kristali #momanddaughtergoals #momanddoughterselfie❤️

A post shared by Jonida Shehu (@jonida.shehu) on

Jonida disa kohë më parë rrëfeu se Kristal në shumë drejtime ngjan më tepër në fakt me të atin, me të cilin duket ka shumë pasione të përbashkëta.