Ndonëse është një prej gazetarëve sportiv më të njohur, sa i përket jetës private Alban Xhihani ka zhgjedhur të jetë tejet diskret duke jetuar jashtë kërshërisë së publikut jetën e tij private.
‘Panorama’ ka fotografuar këtë fundjavë Xhihanin jashtë studios sportive apo arenës së futbollit, teksa së bashku me bashkëshorten dhe vajzën familja e vogël kishin dalë të bënin shëtitjen e mëngjesit.
Të veshur sport dhe të përqendruar tek biseda me njëri tjetrin, Albani tregon një tjetër anë të tij, atë të babait të përkushtuar teksa shtyn karrocën ngjyrë rozë të vajzës 1 vjeçare.
Alban Xhihani dhe bashkëshortja u bënë prindër për herë të parë më 10 gusht 2019 teksa sollën në jetë vogëlushen e tyre.