Ashtu si shoqet e saj, Dani Coyle po priste mbërritjen e ciklit menstrual. Por ai po vononte ndaj u drejtua tek mjeku, vetëm për të zbuluar se në fakt, nuk është një adoleshente normale. Britanikja e kishte vënë re se zëri po i trashej dhe kishte disa dhimbje shumë të forta barku.
Kishte filluar në moshën 14 vjecare të dyshonte se dicka nuk është në rregull, kur shkoi të vizitohej dhe mjeku i tha se duhet të shkonte tek një specialist.
Analizat nxorrën në pah se Dani kishte kromozome XY, si meshkujt dhe nuk kishte organe riprodhuese femërore. Një palë analiza të reja treguan se në bark Brenda kishte testikuj që ishin në fazën fillestare të kancerit. Mjekët ia hoqën dhe me kirurgji e terapi hormonale arritën ta ndreqin difektin e saj. Dani, sot 25 vjecare, është kthyer në aktiviste dhe shpreson që bota të ndërgjegjësohet për transgjinorët dhe shoqëria t`i pranojë më shumë.