Rona Nishliu sërish shtatzënë; këngëtarja jep lajmin e gëzuar!
Rona Nishliu është sërish në pritje të ëmbël dhe lajmin e bukur e dha vetë përmes Instagramit. “Sot në ditën e lindjes, du të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën/in që e pres me padurim. Mrekullisht, Noan në krahë gjersa tjetra/i rritet brenda meje. Nuk paska bekim më të madh se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat! Faleminderit për kujdesin dhe urimet e panumërta e të ndjera, ju dua shumë”, ka shkruar Rona në krah të një fotoje të bukur në perëndim të diellit që e tregon me vogëlushin e saj në krahë dhe barkun e rrumbullakosur.
Këngëtarja me zërin e fuqishëm, por me një modesti mbrësëlënëse që e bën akoma edhe më të dashur për publikun, lidhir kurorë dy vite më parë, dhe duket ka dashur ta zgjerojë sa më shpejt familjen e saj!