KreuCelebrity

Angelina për pazar me vajzën, detaji që tërhoqi vëmendjen!

Angelina Jolie dhe vajza e saj, Vivienne u fotografuan nga paparacët ndërsa bënin pazar në Los Angeles dhe detaji që i befasoi ishte sjellja e tyre: jashtëzakonisht të thjeshta, sidomos Angelina, a thua se nuk kishin përballë një divë Hollivudi, por një njeri fare të zakonshëm.

Të veshura tepër thjeshtë dhe me maska në fytyrë, të dyja ishin duke biseduar normalisht me njëra tjetrën. Angelina kishte veshur një fustan të gjatë, të zi e të derdhur pas trupit  me supet e hapura dhe të njëjtat shapka në ngjyrë floriri me të cilat është parë dhe disa herë të tjera.

Përpara disa ditësh, ylli hollivudian rrëfeu për E!’s Daily Pop se e ka shijuar periudhën e izolimit sepse ka qëndruar më shumë me 6 fëmijët e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF