Prej rreth dy vitesh martesa këngëtares Nora Istrefi me Robert Berishën ka marrë fund, ndonëse dyshja kanë ruajtur një raport të shëndetshëm me njëri tjetrin duke qenë se mes tyre është vajza Renee.
Teksa secili prej tyre vijon jetën personale e artistike, në një foto të fundit postuar nga Robert Berisha u vu re një detaj në krahun kur dikur Roberti ka gdhendur një tatuazh kushtuar Norës.
Mbi emrin ‘Nora’ në parakrahun e muzikantit është gdhendur një tjetër tatuazh, ndonëse emri i ish bashkëshortes mbetet sërish i lexueshëm.
Nuk e dimë nëse ky veprim ka të bëjë me dëshirën e Berishës për të hequr çdo kujtim që e lidh me Norën, apo nëse fakti që emri i këngëtares është sërish i lexueshëm, tregon se Roberti nuk kërkon të fshijë domosdoshmërisht çdo shenjë të nënës së vajzës së tij.