KreuCelebrity

Pantallona të shkurta dhe supet e zbuluara: Ju kishte humbur kjo foto e Vera Grabockës me ‘look’ vajzëror?!

Një palë pantallona të zeza, taka elegante bluzë dhe xhaketa që pothuajse nuk mungon asnjëherë në outfit-et e saj, duket se krijojnë veshjen me të cilën shpesh identifikohet regjisorja Vera Grabocka.

Ndonëse qëndron pas spektakleve më të sukseshëm, për më shumë se tri dekada, përditshmërinë e regjisores 69 vjeçare publiku e njeh pak, ose aspak. Aspak diskrete në atë që bën, por tejet e tillë sa i përket jetës personale Vera Grabocka është nga ata personazhe që tek publiku zgjon përherë kureshtje.


Ndonëse regjisorja sqimatare nuk pëlqen të dalë vetë në publik, për dashamirësit e saj ajo ka një llogari në rrjetin social instagram, ku tregohet paksa më ‘bujare’ për të ndarë me publikun momente a pjesë nga jeta e saj (kryesisht karrierë e më pak personale).

Një prej mikeshave më të ngushta të Grabockës, artistja e grimit Lili Ismaili, ka postuar pak ditë më parë një foto në të cilën ndodhej së bashku me Vera Grabockën dhe Valbona Selimllari. Teksa tri mikeshat kanë dashur të celebrojnë miqësinë e tyre disa vjeçare, ajo që vodhi vëmendjen tonë qe ‘look-u’ vajzëror i regjisores së famshme.

E veshur me një palë pantallona të bardha dhe një bluzë në po të njëjtën ngjyrë, ndërsa supet duken hijshëm zbuluar, Grabocka duket më e ëmbël se asnjëherë. Bukurinë dhe freskinë e ish-miss-it Valbona Selimllari nuk e kemi diskutuar kurrë, ama rinia e përhershme e Grabockës në këtë foto dhe jo vetëm, është e pashoqe.

Kujtojmë që Vera Grabocka më 21 Mars 2021 do të mbushë 70 vjeç!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF