Të gjithë mbajnë mend lidhjen e saj me kolegun e saj nga Ditari i Vampirit, Ian Somerhalder , e cila në fakt është mbyllur me kohë dhe ai tani është martuar me Nikki Reed.
Nina së fundi e pushtoi sërish vëmendjen e mediave rozë për faktin se doli hapur publikisht me të dashurin e ri, sportistin e njohur, Shaun White.
“ Miqtë në fillim u befasuan, por tani që i shohin bashkë e kuptojnë se në fakt, kjo lidhje bën sens. Janë mjaft të këndshëm, kanë ndjenjën e aventurës, kanë shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin”, tha një burim pranë ciftit. Industria e gossip-it druhej se pandemia do ta kishte frenuar krijimin e cifteve të reja VIP, por me sa duket, asgjë nuk e ndalon dashurinë!