KreuCelebrity

Ngjarja tragjike në Durrës, si u mbytën at e bijë!

Ngjarja tragjike që ndodhi sot në Rrushkull të Durrësit, i tronditi të gjithë. Një 44 vjecar humbi jetën së bashku me vajzën e tij 9 vjece në atë që për ta, duhet të ishte një ditë e bukur pushimi në plazh.

Mësohet se Dh.B dhe M.B kanë hyrë në det për t`u larë. Por vajzën e vogël e kanë rrëmbyer dallgët.

Sipas Abc News, babai është përpjekur të shpëtojë të bijën, por mes dallgëve ka humbur jetën vetë.

Vogëlushja u dërgua me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht, nuk arriti të mbijetonte. Raste të tilla per fat te keq po përsëriten, duke e bërë të domosdoshme nevojën e rojeve të plazhit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF