Isabella ‘Bella’ Cruise, tashmë 27 vjece, shfaqet shumë rrallë në publik, ndryshe nga prindërit e saj të famshëm që jetojnë nën dritën e prozhektorëve. Vajza e adoptuar e Tom Cruise dhe Nicole Kidman së fundi bëri një përjashtim të rrallë duke postuar fotot të saj në Instagram.
“ Gjithcka që shndrin është flori; oh, prit, qenka vetëm një filtër Instagrami”, ka shkruar ajo si me shaka. Ish studente arti, Bella është shumë hermetike në jetën private. Ajo ka një revistë online ku shet bluza, mbështjellëse telefoni dhe artikuj të ndryshëm me dizajnë shumëngjyrëshe, cmimi I të cilave nis nga 25 dollarë. Bella u adoptua nga Tom dhe Nicole, në 1992-shin, ndërsa tre vjet më vonë, ish cifti I famshëm adoptoi dhe vëllain biologjik të saj, Connor. Dy aktorët u ndanë në vitin 2001 kur Bella ishte vetëm 8 vjec. Nicole prej vitesh nuk ka marrëdhënie të mira as me të, dhe as me Connorin.



















