Ka një të papritur në romancën e re të Brad Pitt; tabloidët thonë se Nicole Poturalski është në fakt e martuar ( ose të paktën mund të jetë ende)!
Daily Mail raportoi sot se modelja që i “ka marrë mendjen” aktorit hollivudian ka një djalë 7 vjecar me Roland Mary, pronar i një restoranti në Berlin, Borchardt, të cilin Brad e frekuentonte vazhdimisht gjatë xhirimeve të filmit Inglorious Bastards në Gjermani në 2009-tën.
Pastaj, 10 vjet më vonë kur u rikthye në të njëjtin restorant, nisën “ngacmimet” me Nicole! Burime të afërta thonë se Roland ka një “filozofi të vetën” në lidhje me “shoqërinë e ngushtë” të modeles me Brad. Sipas tyre ai ka qenë i martuar disa herë, ka pesë fëmijë nga këto dhe me Nicole janë ende të martuar, por ai e përshkruan këtë lidhje si një “martesë të hapur”!



















