Situata që e mbarë bota po kalon që prej fillimit te vitit 2020 dhe kufizimet globale si pasojë e pandemisë kanë shkaktuar jo pak ndryshime në sjelljen e përqasjen e bizneseve.
Industria e modës është një nga industritë më të prekura , por edhe që shfaqi reagim të menjëhershëm për rikuperim.
Në të gjitha shtetet markat më të mira anuluan çdo prezantim fizik të koleksioneve nga ku mund të vazhdonin të realizonin shitjet e tyre dhe në industrinë e modës përzgjedhja fizike ka rol të madh në vendimmarrje.
Dhe nëse këtë vit blerësit nuk do të mund të ishin në gjendje ti shihnin nga afër veshjet që do të përzgjidhnin, atëherë duhej me patjetër të gjendej një alternativë dhe industria të ishte krijuese.
Ndikimi i gjerë i pandemisë i detyroi markat e modës të largohen nga zona e tyre e rehatisë dhe të përshtateshin me zgjidhjet dixhitale.
Përgjigja e tyre e shpejtë ndaj kësaj situate ishin, showroom-et virtuale, me pamje të mrekullueshme 360° ku blerësi prezantohej virtualisht me temat e koleksioneve.
Nëpërmjet një eksperience të tillë edhe stafi i Fashion Group Albania realizoi blerjet e sezonit të ri Vjeshtë – Dimër 2020 për të gijtha markat e saj si MANGO, GEOX, CORTEFIEL, WOMEN’SECRET, SPRINGFIELD, etj.
Në videon më poshtë ju mund të shihni njërin prej tyre. Showroom-i vitual i MANGO në prezantimin e koleksionit të ri që shumë shpejt do të jetë prezent në vendin tonë, në dyqanet në TEG e QTU dhe online.



















