Nuk ka mundur ta fitojë betejë me një sëmundje të pashërueshme aktori i njohur Chadwick Boseman, i cili fatkeqësisht u nda nga jeta mbrëmjen e kaluar.
43 vjeçari që njihej për rolin e tij në ‘Black Panther’, mbylli sytë përgjithmonë në shtëpinë e tij në Los Angelos pas një betej 2 vjeçare me sëmundjen. Vetëm së fundmi u bë publik fakti që Chadwick vuante nga kanceri, pasi aktori nuk ka dashur ta ndajë me publikun problemin shëndetësor.
Një pjesë e mirë e roleve të tij në filmat e fundit si Marshall, Da 5 Bloods e shumë të tjerë janë xhiruar gjatë kohës që aktori bënte ndërhyrje të shpeshta kirurgjikale dhe kemioterapi.
Kulmin e karrierës 43 vjeçari e ka arritur në filmim ‘Black Panther’.



















