Nuk kishte folur publikisht për këtë, por e treguan autorët e librit “Finding Freedom”, që thone se Meghani është zhgënjyer shume kur Harry e prezantoi me vëllain e tij të madh. Nëntorin e 2016-tës, pasi kishin disa muaj që frekuentoheshin, princi dhe Markle mbërriten në Pallatin Kensington për një takim informal për caj.
Meghani ishte nervoze sepse kjo qe hera e parë që takohej me William, i cili është njëkohësisht mbreti i ardhshëm i Anglisë. Një shqetësim ky që u fashit shpejt kur pa sesa mirë e priti ai, sa ngrohtë i foli duke e bërë të ndihej mjaft rehat. Por aty mungonte një person shumë I rëndësishëm: Kate Middleton.
Edhe e dinte për takimin, Dukesha e Kembrixhit kishte zgjedhur të qëndrone me fëmijët në shtëpinë e tyre të pushimit, në Norfolk. Nje injorim i pastër, të cilin Meghan duket nuk e harroi asnjëherë, edhe pse thotë se e “ ndje vetëm ca e zhgënjyer dhe kaq”.
Në fakt, ajo nuk shkoi mirë asnjëherë vërtet me Kate pas martesës dhe u bë shkas që Harry të braktiste familjen e tij dhe detyrimet mbretërore!