
Nga koronavirusi mund të riinfektohesh dhe kjo tashmë është konfirmuar edhe përmes rastesh zyrtare nëpër botë: i pari ishte ai një të riu në Hong Hong që u sëmur nga Covid 19 për të dytën herë brenda 4 muajsh.
Tani, rezulton të ketë ndodhur e njëjta gjë me një djalë të ri në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky praktikisht përbën rastin e parë të riinfektimit të dokumentuar në SHBA. Testet gjenetike të kryera nga Universiteti i Nevada Reno School of Medicine dhe Laboratori i Shëndetit Publik Shtetëror në Nevada tregojnë se i riu është prekur nga dy lloje të ndryshme të koronavirusit.
Pacienti doli pozitiv për herë të parë në prill me simptoma si dhimbje fyti, kollë, dhimbje kokash, të përziera dhe diarre. Ai më pas u përmirësua në fund të muajit dhe pas dy tamponësh negativ u shërua nga koronavirusi.
Por në 31 maj filloi të ndihej keq sërish, me të njëjtat shenja si herën e kaluar. Pesë ditë më vonë u shtrua në spital për problem me frymëmarrjen dhe kur bëri tamponin, doli përsëri pozitiv.
Studiuesit në Nevada analizuan materialin gjenetik të marrë nga të dy kampione të tij dhe u pa qarte se bëhej fjalë për dy shtame të dallueshme të virusit.



















