KreuCelebrity

“Po flas për herë të fundit”: Revoltohet Adrola Dushi

Ish-miss Shqipëria Adrola Dushi muajt e kësaj vere i kalo nē Shqipëri, si dhe herë pas here ka patur udhëtime (mesa duket vetëm pune) edhe në Prishtinë.

Që prej ndarjes nga babai i djalit të saj më shumë se tre vite më parë, bukuroshja Dushi nuk ka folur asnjëherë për jetën e saj private, ndonëse në portale është shkruar shpesh për një romancë mes Adrolês dhe djalit të njê politikani nga Kosova.

Duket se Adrola është lodhur nga lajme të tilla dhe si rrallëherë ajo ka reaguar nēpērmjet një postimi në instagram, ku shpreh revoltën rreth lajmeve që sipas saj janë të pabaza.


Sakaq prej vitesh modelja simpatike jeton në Amerikë ku po vijon karrierën atje si modele, ndërsa për ardhjet e shpeshta në Shqipëri Adrola sqaron se nuk kanë asnjë arsye tjetër përveçse për të takuar familjarët e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF