KreuCelebrity

Katër vjet i sëmurë por nuk i tregoi njeriu, del videoja prekëse e yllit hollivudian që ndërroi jetë në moshë fare të re!

Chadwick Boseman u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në 2016-të, por nuk e tregoi vuajtjen që mbante brenda. Publikisht, sëmundja e rëndë e tij u mësua vetëm sot, kur u dha lajmi se ylli i “ Black Panther” ndërroi jetë në moshën 43 vjecare.

Vetëm tani, duke e ditur këtë gjë, po të shikosh me kujdes xhirime të tij apo intervista të kësaj kohe, arrin të dallosh një trishtim të fshehur, të pazakontë për moshën e tij apo statusin e ri. Chadwick duhet të ishte një djalë i hedhur, i cili shijonte famën dhe gjithcka të mirë që vinte bashkë me të. Por dukej se dicka e pengonte. Dicka qe ne e mësuam me dhimbje të thellë vetëm sot.

Një video e vitit 2018, e ripostuar së fundi tregon sesi aktori përfshihet nga emocionet dhe nuk i mban dot lotët kur flet për dy fansa të vegjël të tij, të sëmurë rëndë me kancer. Ata nuk arritën të jetonin aq sa të shihnin daljen e “Black Panther”, dhe aktori që në heshtje vuante prej të njëjtës sëmundje, nuk e mban dot veten kur përmend emrat e tyre, Ian dhe Taylor!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF