Amarda Toska e ka treguar në disa raste tashmë se duket mjaft mirë edhe pa make up. Përmes disa fotove të hedhura herë pas here, kemi parë se në momente të caktuara, padyshim Ami përdor makiazhin e rëndë në varësi të rastit.
Por përgjithësisht, i mjafton fare pak make-up për tu dukur shumë mirë. Madje, sipas disa fansave, as ai nuk i duhet sepse është për bukuri edhe e palyer fare! Kërë e tregoi dhe me postimin e fundit nga pushimet në Instagram.
“Per ata qe nuk me pelqejne me make-up. Ketu kam vetem kremin e plazhit dhe ju pershendes! Fundjave te bukur njerez!”, ka shkruar Ami në krah të videos ku shfaqet krejtësisht natyrale, pamje kjo për të cilën, ka marrë shumë komplimente!