Alketa Vejsiu, përmes disa fotove nga pushimet, na e ka treguar se është në formë të admirueshme fizike. Por në një postim të fundit, na dëshmoi qartë se kjo nuk vlen të thuhet vetëm për të, por edhe producenten e njohur, njëkohësisht mikeshë të vjetër të saj, Vera Grabocka.
Të dyja shihen në mes të detit me rrobabanjo, dhe pavarësisht fizikut mbresëlënës të Alketës, sytë më shumë këtë radhë na shkuan te Vera!!
Duket që përpjekjet për të ruajtur me fanatizëm linjat e saj, kanë dhënë fryte për producenten, e cila pavarësisht moshës nuk ka as gjurmë celuliti, as strija e as peshë të tepërt. Me pak fjalë, si në të 20-tat, sic thotë dhe Alketa!