Programi i ri në Tv Klan i Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, është për dashurinë!
Alketa Vejsiu e paralajmëroi në rrjetet sociale, dhe tani u lajmërua “zyrtarisht”: Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu do të sjellin një program të ri, një produksion italo-shqiptar që në fokus ka dashurinë dhe kërkimin e shpirtit binjak!
Njoftimi u bë në faqen e TvKlan, ku ftohen të rinjtë të bëhen pjesë e spektaklit që me firmën e Verës dhe Alketës si producente, premton padyshim emocione të mëdha!” Me kete format synojme te behemi nje shembull dhe model frymezues dhe emancipues per rinine shqiptare, per menyren se si me elegance dhe respekt vecanerisht nje djale duhet te manifestoje ndjenjat ndaj nje vajze dhe se si duhet si nje kavalier i vertete ta adhuroje , trajtoje dhe te sillet me te! Dhe disa surpriza te tjera qe eshte heret tani!”, thuhet vec të tjerash aty!