Silutetë e hollë, bark i sheshtë, kontur i mprehtë portreti kanë qenë terma të panjohura një vit më parë për Adele, por tashmë artistja mbipeshë i përket së kaluarës.
Këngëtarja britanike nuk preferon të jetë shumë aktive në rrjete sociale, ndaj postimet e saj së fundmi kanë zgjuar kureshtje të madhe tek ndjekësit.
Një foto e postuar pak orë më parë në instagramin e Adele ka rrëmbyer mijëra komente, ku përpos komplimenteve për siluetën e hollë që artistja ka krijuar, shumë prej komenteve qenë edhe aspak të tilla pasi sipas tyre pamja e Adele në këtë foto është e çuditshme.
“Gëzuar atë që do të ishte Notting Hill Carnival, Londra ime e dashur”; shkruan Adele përbri fotos.