Së fundmi prej disa muajsh ata që kanë punuar me moderatoren e njohur Ellen DeGeneres, po nxjerrin në dritë disa anë të errëta të moderatores për të cilat askush nuk ka qenë në dijeni deri më sot, përveç stafit që punon, apo ka punuar me të.
Duket se pas imazhit ‘funny’, të dashur, pa komplekse dhe mikpritëse me të cilin Ellen është paraqitur tek publiku gjatë gjithë karrierës së saj, është fshehur një djall.
Ish-punonjësit e Ellen kanë rrëfyer se në të vërtetë ajo është e pasjellshme, arrogante, mëndjemadhe madje akuzat kanë arritur deri aty sa e kanë cilësuar si të pashpirt.
Pakëaqësia ndaj moderatores së famshme duket se nuk ka qenë vetëm nga ana e punonjësve të saj, por edhe të ftuarit VIP, kanë shfaqur rezervat e tyre ndaj imazhit të njohur të ekranit amerikan.
Një ndër ta është Mariah Carey e cila nuk ka nguruar të shprehë zhgënjimin që pati kur ishte e ftuar në programin e Ellen. Në vitin 2008 Carey ishte e ftuar në ‘The Ellen Shoë’ dhe gjatë bisedës, moderatorja deshi të provonte nëse këngëtarja është shtatzënë apo jo, duke e sfiduar që të pinte një gotë shampanjë.
“Nuk mund ta besoj që ma bëre këtë, Ellen,” tha Carey. “Le të ngrejmë një dolli që nuk je shtatzënë,” u përgjigj DeGeneres. Përfundimisht, Carey tha se ishte “shumë herët” për të pirë. “Je shtatzënë,” reagoi DeGeneres, ndonëse Mariah e mohoi.Intervista ishte e sikletshme për vetë faktin që Mariah kishte përjetuar abort më parë, prandaj edhe hezitonte të fliste publikisht për një shtatzëni të re. Pas intervistës me Ellen, ajo abortoi sërish. 12 vjet më vonë, Carey tha për Neë York Magazine se intervista ishte “jashtëzakonisht e pakëndshme”.“Nuk isha e gatshme t’i tregoja askujt se kisha patur një abort spontan,” tha ajo dhe më pas iu referua çështjes së punonjësve të Ellen. “Nuk është se dua ta shtyj dikë që tashmë është në buzë të greminës, por me të vërtetë nuk e shijova atë moment.”